SHBA dhe Brukseli e kanë thënë e ripërsëritur me dhjetëra herë faktin se janë të zhgënjyer nga procesi i zgjedhjes së
presidentit në Shqipëri, një president i zgjedhur vetëm nga maxhoranca, pa opozitën.
Opozita kërkoi në mënyrë të kohëpaskohshme uljen në tavolinë për kriteret e kandidaturës për president, por ky u duk një ushtrim me shumë të panjohura edhe pse ishte një ekuacion lehtësisht i zgjidhshëm. Megjithatë ja ku jemi. Zyrtarët ndërkombëtarë “e paragjykojnë” politikën në zgjedhjen e presidentit, ndërkohë që i kërkojnë kreut të ri të shtetit duke i uruar detyrën, të ruajë pavarësinë e institucioneve kushtetuese. Këtë sugjerim për mosprekjen e institucioneve të pavarura e kemi si një refren të përsëritur si në 2002, ashtu edhe në 2007 për ta rithënë edhe në 2012. Edhe të huajt e dinë shprehjen se përsëritja është mëmë e dijes, por duket se në Shqipëri kjo nuk funksionon.
Në korridoret e PD qartazi po flitet për ndryshim shumë të shpejtë të prokurorit të republikës, është çështje muajsh nëse do të ndodhë në nëntor apo në fillim të vitit tjetër. Po në të njëjtën logjikë është edhe reagimi për kreun e SHISH, për të mos folur më pas për shumë nga individët e institucioneve të tjera të pavarura, siç është gjyqësori, për kandidaturat në gjykatën e Lartë apo Kushtetuese.
Këto janë fakte që të gjithë i dinë. Analistët po ashtu i shkruajnë. Por kohët e fundit ka një tendencë gjithnjë e më në rritje të kritikave ndaj përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtarë. Shpesh politikanë dhe analistë po i akuzojnë se mesazhet që ata japin, janë krejt të ndryshme nga veprimet dhe deklaratat që kryejnë në realitet. Nëse ata do të jenë të qartë në deklarata dhe veprime këtë do ta shohim në tetorin e këtij viti, kur ashtu sikurse kanë deklaruar jo qartazi, mund të mos e japin statusin e vendit kandidat meqënëse Shqipëria nuk ka realizuar asnjë nga detyrat e vendosura nga evropianët. E nëse veprimi do të jetë kaq konkret, edhe përgjegjësitë dhe deklaratat pas kësaj duhet të jenë konkrete. Shqipëria po hyn në vitin zgjedhor me një mungesë të theksuar besimi nga ana e opozitës për organizim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga ana e maxhorancës. Dhe për të kthyer besimin te vota e lirë, ka nevojë për sinjale të qarta, që t’i kuptojnë të gjithë.
Marre nga Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com