Këngëtari Stine e tha publikisht pak muaj më parë se i kishte dhënë fund marrëdhënies me nënën e vajzës së tij, Gracielën.
Ai shkroi se ata të dy do të funksiononin më mirë të ndarë. Mirëpo, mesa duket ka gjithmonë një shpresë për rikthim. I ftuar në emisionin “Pasditja ime”, Stine u shpreh se takohen shpesh me Gracielën edhe për shkak të vajzës së tyre e cila tashmë është 2 vjeçe. Stine gjithashtu tha se mund të rikthehet me Gracielën nëse ajo sillet mirë:
“Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë, do ta shikojmë”,-tha Stine.
Duket se Stine i ka dhënë publikisht një sinjal të mundshëm ribashkimi ish partneres së tij.