Mbetjet e avionit, të gjetura të mërkurën në ishullin e Shën Andreas në perëndim të Oqeanit Indian 380 milje larg Madagascarit me shumë gjasa i përkasin boing 777, të zhdukur 1 vit më parë.
Ekspertët e çështjes janë duke shqyrtuar me imtësi pjesët e gjetura për të parë nëse ato lidhen me fluturimin e Malaysian Airlines.
Sipas agjensisë franceze të hetimit, copa e gjetur i përket krahut të avionit dhe për shkak se është unike, rriten gjasat që ajo të jetë e boing 777. Sipas tyre kanë qenë rrymat e forta oqeanike të oqeanit Indian që e kanë nxjerrë atë në breg por ende nuk dihet vendndodhjen e saktë e rrëzimit.
Fluturimi MH370 me 239 pasagjerë u zhduk nga radarët rreth 1 orë pas nisjes më 8 mars të vitit të shkuar teksa po ndiqte itenerarin nga Kuala Lumpur në Pekin. Që nga zhdukja nuk ka asnjë të dhënë se çfarë shkoi keq në këtë fluturim. Familjarët e pasagjerëve të zhdukur këmbëngulën për zgjatjen e kërkimeve, deri në gjetjen e të afërmve të tyre por ende nuk ka asnjë rezultat.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com