Momenti i artë i Jannik Sinner vazhdon, teksa ka arritur në finalen e pestë radhazi të Masters 1000 këtë sezon.
Italiani siguroi finalen e Romës, pasi mposhti në gjysmëfinalen e shumë peripecive rusin Daniil Mdvedev. Italiani numër 1 i botës së tenisit, mbylli ndeshjen këtë të shtunë me rezultatin 2-1 me sete.
Sfida nisi të premten, por u ndërpre për shkak të motit të keq, kur rezultati ishte 1-1 me sete, ndërsa Sinner udhëhiqte të tretin me rezultatin 4-2. Këtë të shtunë 24-vjeçarit iu desh vetëm çerek ore lojë për të mbyllur diskutimet në gjysmëfinale. Seti i tretë, i nisur në orën 16:00, përfundoi me rezultatin 6-4.
Italian Open, do të jetë finalja e pestë rradhazi për Yannik Sinner, i cili do ta diskutojë përballë norvegjezi Casper Ruud. 23-vjeçari të dielën do të ketë avantazhin fizik, pasi gjysmëfinalen e fituar kundër Luciano Darderi-t e mbylli të premten.
Komente










