Periudha janar-shkurt 2022 ose nentor-dhjetor 2022 jane alternativat me te mira per organizimin e Kupes se Botes ne Katar, beri te ditur FIFA te henen.
"Sekretari i pergjithshem i FIFA-s, Jérôme Valcke, sqaroi se konform zgjedhjeve te organizatoreve, Kupa e Botes 2022 ka si alternativa me te mira periudhat janar-shkurt ose nentor-dhjetor, jo si alternativa e meparshme per periudhen qershor-korrik 2022?, theksonte FIFA ne nje njoftim zyrtar pas mbledhjes se pare te grupit te punes per kalendarin nderkombetar 2018-2024.
Ne maj, presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, i cili eshte ne kerkim te mandatit te 5-te, eshte shprehur se Boterori 2022 ne muajt e veres ne Katar "eshte nje gabim", duke hedhur idene per organizimin ne periudhen e dimrit. Presidenti i UEFA, Michel Platini, eshte shprehur nga ana e tij se preferon organizimin e ndeshjeve ne dimer.
Mbledhja e grupit te punes u drejtua nga presidenti i Konfederates Aziatike (AFC), Sheikh Salman Bin Ebrahim Al Khalifa, me pranine e drejtuesve "te familjes te futbollit" ne te gjitha nivelet (konfederata, federata, kampionate, klube) dhe perfaqesuesve te lojtareve profesioniste (FifPro), te klubeve dhe liges evropiane (ECA e EPFL), si dhe te presidentit te Komitetit organizativ te Boterorit 2022, Hassan Al Thawadi.
Ne mbledhjen e ardhshme, e parashikuar per ne nentor te 2014, pjesemarresit do te njihen me detajet dhe propozimet e reja per kete kompeticion. Grupi i punes do te mblidhet edhe ne shkurt te 2015./ATSH/
/Shqiptarja.com