Sipërmarrësi shqiptar në Kenia: Nuk ka asnjë shtetas të prekur me COVID-19! Po testohet prodhimi i një respiratori më të lirë (VIDEO)

Shpëtim Redo, sipërmarrësi shqiptar në Kenia, në një lidhje me Report Tv tha se fatmirësish në Nairobi nuk ka asnjë shqiptar të prekur, ndërsa në gjithë Afrikën regjistrohen 18 400 raste pozitive me COVID-19.

"Për fat të mirë nuk ka shqiptarë të prekur. Jemi një komunitet i vogël prej 47 personash, 14 familje gjithsej dhe asnjë nuk është i prekur".

Në lidhje nëse vendi mund të pësojë një kolaps të sistemit shëndetësor në rast fluksi, Redo tha se fluksi do të sillte kolaps në shumë shtete të Afrikës. "Kenia ka 249 respiratorë dhe  260 raste të konfirmuara, duke zënë pjesën më të madhe prej tyre. Megjithatë po testohet një mënyrë për të prodhuar respiratorë më pak të kushtueshëm për të plotësohen nevojat nëse do të letë fluks".

Redo tha se dhe këtu qeveria po mundohet të marrë të gjitha masat brenda mundësive të saj duke vendosur qarkullim të kufizuar dhe bllokuar fundjavën. Shqiptari në Kenia tha se Nairobi është një qytet me 5 milionë banorë dhe shumica jetojnë në vende që është e vështirë ruajtja e distancës sociale."Po bëhet gjithçka që situata të mbahet nën kontroll dhe qeveria po merr të gjitha masat e mundshme. Për familjet në nevojë po shpërndahen pako ushqimore".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë