Sipërmarrësit në agro-industri do të përfitojnë drejtpërsëdrejti nga qiradhënia me vlerë 1 Euro .
Vendimi i miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë, i hap rrugë sipërmarrësve në sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë të marrin me qira aseteve shtetërore me vlerën 1 Euro.
Ministri i Ekonomisë Arben Ametaj, u shpreh lidhur me këtë vendim se, "kjo është një eksperiencë e cila funksionoi në industrinë e manifakturës, pasi ka qenë pengesë në vitet e kaluara. Ndërsa do të kemi rezultate brenda gjashtë muajve që vijnë drejtpërsëdrejti edhe në sektorin rural".
Janë rreth 6 vendime të dhëna për sipërmarrjen më 1 Euro ndërsa janë në proçes rreth 12 të tjera në Ministrinë e Ekonomisë.
Ekonomia shqiptare është sot një ekonomi e cila në bazë të të gjithë treguesve apo të qëndrimeve të institucioneve ndërkombëtare dhe të Bankës së Shqipërisë, ështënjë ekonomi e cila po konsolidohet drejt pozitivitetit dhe rritjes së qëndrueshme.
Ndersa paketa e bujqësisë është pjesë e traditës së re të qeverisë, me idenë, qëllimin dhe vëmendjen për t'i dhënë mbështetje sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë siç ishte manifaktura, industria dhe siç është sot bujqësia.
ATSH
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA