FIER- 15 km larg qytetit të Patosit ndodhet kryqëzimi i dy fshatrave piktoreskë, Gjinoqarë dhe Siqecë, pjesë e njësisë administrative Ruzhdie. Udhëtimi të tërheq njëlloj në të dy destinacionet, por kontrasti është i madh ndërmjet natyrës përrallore, vilave luksoze dhe mungesë së investimeve. Në hyrje të Gjinoqarës përballesh me rrugën e amortizuar, ndërsa në çdo banesë sheh depozitat ç’ka deshmojnë mungesën e ujit.
“Ne jemi dy kunata, ndajmë një pus të përbashkët, ndonjëherë dhe zihemi për ujin”, tha një grua e moshuar.
Në mungesë të ujësjellësit kanë hapur puse që kushtojne 6 milionë lekë (të vjetra), ndërsa ata që s’kanë mundësi përshkojnë dy kilometra rrugë me karrocë dore ose hajvan për të mbushur ujë në burime.
Ndërsa Siqeca me relievin kodrinor dhe ujëvarat magjepëse është pjesë e projektit të 100 fshatrave turistikë. Investimet pothuajse kanë qenë inekzistente, thotë kryeplaku, i cili shpreson se situata do të ndryshojë me ndërtimin e ujësjellësit. Në fshat jetojnë kryesisht të moshaurit, ndërsa emigrantët kthehen në vjeshtë për të vjelë ullinjtë.
“Këtu po s’po qendrojnë djemtë tanë, jo më të vijnë turistët! Shteti duhet të ndërhyjë. S’ka ujë këtu, rinia ikën martohen andej në emigrim. Këtu ka vite që s’ka ardhur asnjë nuse”, tha një banor.
Kryebashkiaku i Patosit tha se ujësjellësi i ri pritet të përfundojë brenda korrikut 2025 ndërsa po punohet dhe për sistemin e rrugës që të çon tek ujëvarat.
Turizmi është e vetmja mundësi për rigjallërimin e këtyre fshatrave me peisazhe piktoreske, ullinjtë shekullorë dhe shtigjet e egra që të cojnë drejt 4 ujëvarave.
R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Dhjetor, 15:58
Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?
-
KQZ
83.9%
-
Partitë
9%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 1481
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier, kompanitë e naftës derdhin mbetjet hidrokarbure në ujë
7 Dhjetor, 15:41
-
Derbi i Myzeqesë luhet në 'moçal', Lushnja triumfon 2-1 kundër Apolonisë! Kalendari dhe renditja në Kategorinë e Parë
7 Dhjetor, 15:31
-
Aksident në Patos/ Makina përplaset me kamioçinën, plagoset shoferi dhe pasagjeri (EMRAT)
7 Dhjetor, 13:04
-
Emigrantët nuk sjellin vetëm të ardhura, por dhe dhunë në familje! Avokati analizon shifrat e Gjykatës së Fierit: Më shumë urdhër-mbrojtje lëshohen në fundvit
7 Dhjetor, 12:50
-
U kapën me 21 kg eksploziv në Fier, dërgohet për gjykim ‘ushtari’ i Admir Tafilit dhe dy bashkëpunëtorët e tij
7 Dhjetor, 10:28
-
Aksident i rëndë në Fier, pasagjeri humb jetën, gjendet jashtë makine! Shoferi sillet tek Trauma, shkak dyshohet shpejtësia
7 Dhjetor, 08:53
-
Spektakël ngjyrash! Fieri, Durrësi, Shijaku, Lezha dhe Saranda ndezin dritat e 'Pemës së Festave' të fundvitit! Qytetarët sfidojnë të ftohtin dhe shiun (VIDEO)
6 Dhjetor, 17:48
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Fier/ Kundërshtim policie, vjedhje dhe publikim i fotove intime, 3 të arrestuar dhe një në kërkim brenda pak orëve (EMRAT)
6 Dhjetor, 13:24
-
Fier/ Shiste kokainë të ndarë doza, arrestohet 46 vjeçari (EMRI)
6 Dhjetor, 12:13
-
Shqiptari vrau gruan me çekiç në Greqi, fqinjët në Fier: Na vjen keq për fëmijët, nuk e dinin që jetonin me kufomën e nënës në shtëpi
6 Dhjetor, 11:45
-
Shmangën 9 mln lekë taksa, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim shoqërinë ‘Erblen’ dhe administratorin
6 Dhjetor, 09:30
Edhe thonë përse ikin njerëzit jashtë.A nuk është turp që në Shqipëri që uji është me bollëk njerëzit në fshat e qytet nuk kanë uji....
Përgjigju