'Sirena' portugeze, Cristian Shpendin e kërkon Benfica

'Sirena' portugeze, Cristian Shpendin e kërkon Benfica

Cristian Shpendi

Cristian Shpendi është objektivi i Benficas në Portugali. 'Shqiponjat' kërkojnë një zëvendësues të Arthur Cabral, i cili u ble nga Fiorentina, por zhgënjeu me paraqitjet e bëra.

Pjesë e Cesenas, Shpendi është një nga golashënuesit më të mirë në Serie B të Italisë dhe kjo ka bërë që në gjurmët e tij të vihen disa klube.

“A Bola” raporton se Benfica e ka në listë sulmuesin shqiptar, për ta afruar në merkaton e dimrit. Te skuadra portugeze Shpendi do të gjente një tjetër shqiptar, Adrian Bajramin.

Cesena kërkon të paktën 15 milionë euro për Shpendin, ndërsa mbetet të shihet nëse portugezët do të paguajë këtë shifër.

Me paraqitjet e bëra në dy vitet e fundit, Cristian Shpendi ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të mëdha përtej Adriatikut, nga Juventusi e Napoli, për të vijuar me Torinon dhe Fiorentinën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë