Al Ittihad fitoi dje 2-1 kundër Al Shabab për javën e 16-të në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Gjatë gjithë ndeshjes për vendasit në fushë luajti Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares.
Trajneri Laurent Blanc i besoi fashën e majtë të mbrojtjes, pasi më herët e kishte aktivizuar në mesin e fushës. Edhe këtë herë Mitaj nuk zhgënjeu dhe sipas "SofaScore" me notën 8.3 ishte më i miri në fushë.
Paçka se Benzema shënoi një nga golat e ndeshjes, ishte Mitaj që në fund u shpall më i miri në fushë.
Komento