Dy shtetase italiane, Greta Ramelli dhe Vanessa Marzullo janë marrë peng nga ekstremistët islamikë në Siri. Në rrjetet sociale qarkullon një video në të cilën shfaqen dy vajzat të ulura dhe veshur me ferexhe të zezë, njëra prej të cilave thotë se janë në rrezik për t’u vrarë ndërsa vajza tjetër mban një fletë në të cilën shkruhet: 17 dhjetor 2014, që me shumë gjasë është data kur është regjistruar video.
“Lusim qeverinë tonë dhe ndërmjetësit e saj të na çojnë në shtëpi para Krishtlindjeve. Ne jemi në rrezik ekstrem dhe mund të vritemi. Qeveria dhe ndërmjetësit e saj janë përgjegjës për jetën tonë”, thotë njëra nga vazjat.
Linku i videos është postuar fillimisht nga një gazetar arab në rrjetin social Twitter, ndërsa pamjet janë vërtetuar nga burimet e Inteligjencës italiane, ndonëse ka dyshime mbi datën e regjistrimit.
Salvatore Marzullo, i ati i Vanessa thotë se ndihet i kënaqur që ka parë të bijën duke u shprehur optimist për lirimin e saj. “
Kemi parë ato imazhe pas shumë muajsh. Ato duket se janë mjaft mirë edhe pse ne jemi në gjendje të vështirë”, tha ai.
Në muajin gusht, Ministria e Jashtme italiane bëri të ditur se dy punonjëse të ndihmës italiane janë rrëmbyer në Siri, por pa dhënë emrat e tyre apo destinacionin.
Vajzat thuhet të jenë rrëmbyer nga grupi ekstremist i lidhur me Al Kaedën, Fronti Nusra. Ky grup dhe ai i ISIS kanë disa pengje në Siri, e cila është zhytur në një luftë civile 3-vjeçare. Militantët e ISIS dhe kanë ekzekutuar disa pengje, përfshirë disa punëtorë dhe gazetarë gjatë vitit 2014. Ndërsa Fronti Nusra, i cili është deklaruar edhe më herët që mbështet ISIS ka liruar vitin e kaluar disa pengje, përfshirë një grup murgeshash ortodokse greke dhe një shkrimtar amerikan.
Një grup që ka monitoruar luftën në Siri tha se gjatë 2014-ës kanë humbur jetën 76 mijë persona, gjysma e tyre civilë. Ndërsa Kombet e Bashkuara në gusht të vitit që shkoi përllogaritën rreth 191 mijë persona të vdekur që nga fillimi i konfliktit, ndonëse aktivistët thonë se shifra reale me shumë gjasë është më e lartë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06