DAMASK, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 23 persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë i plagosën, pjesa më e madhe fëmijë nga predhat e hedhura sot në lagjet qeveritare në Alepo, qyteti kryesor në veri të Sirisë, konfirmoi televizioni sirian.
"Terroristët kanë kryer një masakër në Alepo, në lagjen e xhamisë al-Rahmane. Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur, pjesa më e madhe fëmijë. Një ndërtesë u shemb mbi banorët", njoftoi stacioni televiziv zyrtar.
Ai ka treguar imazhe të ndërtesave të shëmbura dhe të plagosurit që mbërrinin në spital.
Nga ana e tij, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar për 13 të vdekur, dy prej të cilëve fëmijë dhe 100 të plagosur, 20 prej të cilëve fëmijë, nga rënia e 250 predhave në katër orë në lagjen e siriakëve dhe xhamisë al-Rahmane, në qendër të qytetit.
Që prej korrikut 2012, ish-kryqyteti ekonomik është ndarë mes rebelëve dhe forcave të regjimit./
/ec/