DAMASK - Të paktën 37 persona, përfshirë 26 civilë dhe disa ushtarë sirianë u vranë nga një sulm kamikaz në periferi të qytetit Hama.

Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut dhe mediat shtetërore numri i të vdekurve mund të rritet për shkak se të paktën 10 persona të tjerë u plagosën rëndë.

Një kamikaz shpërtheu më shumë se një ton eksploziv në një kamion, prej të cilit më shumë se shumë se 20 automjete dhe disa shtëpi dhe dyqane u dëmtuan.

Ndërkohë, përleshjet mes ushtrisë siriane dhe rebelëve vazhdojnë. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100 mijë njerëz kanë vdekur për shkak të konfliktit sirian, i cili filloi në mars 2011, kur forcat qeveritare u përplasën me protestuesit paqësorë.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe tha se bisedimet e paqes ishin planifikuar për 23 nëntor në Gjenevë të Zvicrës, por data përfundimtare nuk është konfirmuar akoma.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)