Siri, aktivistët kundra qeverisë
Assad: U lëshuan bomba me klo

Siri, aktivistët kundra qeverisë<br />Assad: U lëshuan bomba me klo
Qeveria siriane është akuzuar nga Observatori Sirian për të drejtat e njeriut  se ka hedhur bomba-fuçi të mbushura me klor nga helikopterë në periferi të Alepos, duke plagosur 80 persona.

Mbrojtja Civile Siriane – një grup vullnetarësh për përgjigje emergjente që vepron në zonat e kontrolluara nga rebelët – tha se bombat fuçi u hodhën nga helikopterët e Qeverisë dhe përmbanin cilindra me klor.

Dhjetëra persona kanë shfaqur probleme serioze me frymëmarrjen për shkak të gazit helmues.  Madje në një lagje  ka patur 70 raste të të prekurve dhe 1 viktimë.Qeveria siriane nga ana e saj i ka mohuar gjithmonë akuzat për përdorim të armëve kimike.

Një hetim i kryer nga Kombet e Bashkuara në gusht, ka gjetur se forcat qeveritare siriane janë përgjegjëse për dy sulme me gaz helmues, një në vitin 2014 dhe një në vitin 2015, duke përfshirë këtu edhe përdorimin e klorit. Ndërsa aktivistët  e Observatorit sirian për të drejtat e njeriut kanë publikuar pamje të njerëzve të prekur  dhe që kanë nevojë për ndihmë.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar