DAMASK - Agjensia siriane e lajmeve, Sana raporton se presidenti sirian, Bashar al-Assad i ka dërguar një mesazh Papa Françeskut ku i njofton se qeveria e tij është e gatshme të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Konferencën e Geneva II, në 22 janar të vitit 2014.
Por Assad theksoi faktin se vendet e huaja duhet të ndalnin mbështetjen e grupeve terroriste në Siri. Mesazhi i Bashar al-Assad u dërgua nëpërmjet Ministrit të Shtetit sirian Joseph Sëeid gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të Papës, kryepeshkopi Pietro Parolin.
Presidenca siriane postoi në profilin e saj zyrtar në Twitter detaje të tjera të mesazhit ku ndër të tjera thuhej se vetëm populli sirian kishte të drejtë të vendoste për të ardhmen tij nëpërmjet zgjedhjeve elektorale.
Bisedimet e muajit të ardhshmëm të Geneva II do të jenë vazhdimi i konferencës së Geneva I e cila nuk vendosi nëse al-Assad duhej larguar nga pushteti apo jo.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com