SIRI- Kryetarja e shërbimeve humanitare të OKB-së, Valerie Amos insistoi se OKB dhe agjensitë e ndihmave humanitare nuk do të ndalonin shpërndarjen e ndihmave. Fjalët e saj vijnë vetëm një ditë pas sulmit të kamionëve që transportonin ndihmat humanitare në qytetin sirian të Homs.
 
Amos u shpreh e trishtuar për mos respektimin e ndalimit 3-ditor të luftimeve në vend, për të shpërndarë ndihmat. Ajo shtoi se OKB do të bëjë çka është e mundur por se nevojiten garanci për sigurinë e transportit.
 
Kamionët me ndihma të OKB-së u sulmuan me predha dhe armë zjarri ndërsa po largoheshin nga qyteti i Homs. Ndërkohë qeveria siriane dhe rebelët ia hodhën fajin njëri-tjetrit lidhur me këtë incident.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)