SIRI- Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur gjatë ditës së djeshme se qeveria siriane dhe opozita kishin rënë dakord të zgjasnin armëpushimin në qytetin e Homs dhe për tre ditë të tjera.
Deri më tani, më shumë se 800 persona janë evakuuar nga vendi që prej armëpushimit të parë, të Premten e kaluar.
Qyteti i Homs është nën rrethim që prej Korrikut të vitit 2012.
Kryetarja e shërbimeve humanitare të OKB-së, Valerie Amos tha se “ky armëpushim do të lejonte evakuimin e civilëve si dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare në vend”. Ajo nuk harroi të përmendë sulmin mbi kamionët e ndihmave të OKB-së gjatë ditës së Shtunë, ku mbetën të vrarë 11 persona. Qeveria siriane dhe rebelët ia hodhën fajin njëra-tjetrës lidhur me këtë incident.
Më shumë se 100 mijë persona kanë humbur jetën që prej fillimit të konfliktit civil në Siri, në vitin 2011.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com