Hyn në fuqi armëpushimi humanitar në Aleppo i cili do të zgjasë vetëm 11 orë. Marrëveshja humanitare u dekretua nga Moska dhe qeveria siriane për të lejuar që të ndihmohen të sëmurët dhe të plagosurit.
Pse jo, ky armëpushim mund t’i japë mundësi civilëve dhe luftëtarëve të largohen nga veriu i Sirisë.Por të dhënat e para flasin se armëpushimi nuk po respektohet dhe rebelët në disa zona kanë nisur nuk kanë ndalur bombardimet.Ky akord vjen pikërisht në momentin kur në Berlin po mbahet takimi mes presidentit rus Putin, kancelares Merkel dhe presidentit francez Hollande.
Samiti i dedikohet situatës në Siri dhe në Ukrainë, dy konfliktet të cilët cdo ditë e më shumë po shtojnë tensionet mes Washingtonit dhe Moskës. Shefi i Elizeut dhe Merkel nuk përjashtuan mundësinë e sanksioneve ndaj Rusisë dhe kjo për shkak të bombardimeve ruse ndaj civilëve në Alepo.
Hollande i cilësoi krime lufte aksionet ruse dhe siriane në lagjet e Alepos, ndërsa kancelarja i cilësoi deklaratat e Putin jo njerëzore.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com