TIRANE - Rusia dhe SHBA bien dakord mbi planin e eliminimit të arsenalit kimik sirian, duke i dhënë Damaskut një afat njëjavor për paraqitjen e listës së këtyre armëve duke parashikuar miratimin e një rezolute të OKB-së mbi kërcënimin e përdorimit të forcës.
"SHBA dhe Rusia ranë dakord që rezoluta e OKB-së t'i referohej nenit 7 mbi përdorimin e forcës", deklaroi sot në Gjenevë sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pas diskutimeve treditore me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.
"Nuk do të ketë vend për manovra apo asnjë lëvizje tjetër që mund të kryejë regjimi i Assadit" theksoi ai.
Kerry u shpreh se Siria duhet të paraqesë listën e armëve kimike që ka, brenda një jave.
Ai gjithashtu shtoi se gjatë takimeve tre ditore që patën me ministrin e jashtëm rus Lavrov, arritën në një marrëveshje për të shkatërruar arsenalin kimik sirian.
Negociatat e zhvilluara në Gjenevë u cilësuan si `shumë të mira` nga ana e Lavrov. Ai shtoi se ky vendim u bazua në consensus dhe kompromis duke u përqëndruar tek objektivi që kishim në fillim të k;tyre
bisedimeve.
PERSHENDET MINITRI I JASHTEM FRANCEZ
- Shefi i diplomacisë franceze, Laurent Fabius e përshëndeti marrëveshjen duke e konsideruar një hap të rëndësishëm përpara marrëveshjen amerikano-ruse të arritur në Gjenevë mbi eliminimin e arsenalit kimik sirian. "Marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm përpara", deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme me anë të një komunikate, duke theksuar se Parisi ishte në pritje të raportit të ekspertëve të OKB-së mbi sulmin kimik të 21 gushtit.
Redaksia online
(eb/ata/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com