Siri, Assad në xhaminë rebele, hyn
në fuqi marrëveshja e armëpushimit

Siri, Assad në xhaminë rebele, hyn<br />në fuqi marrëveshja e armëpushimit
Presidenti sirian Bashar Al Assad është falur në xhaminë e Daraya me rastin e festës muslimane të sakrificës. Nuk ishte aspak një zgjedhje e rastësishme pasi Daraya është qyteti simbol i rebelimit kur pas 4 vitesh luftime në fund të gushtit iu dorëzua forcave të regjimit.

Foto dhe video e presidentit me rastin e festës islame u publikuan pak orë nga fillimi i armëpushimit, u transmetua në televizioni shtetëror dhe u publikua në rrjetin social Twitter. Assad zbret nga makina përshëndet të pranishmit u shtrëngon dorën ndërsa dëgjohet edhe zeri i imamit.

Kujtojmë se dy ditë më parë ministri i jashtëm rus Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit Kerry bën me dije se duke nisur nga kjo e hënë në mbrëmje do të hyjë në fuqi vendimi për armëpushimin në Siri. Ndërsa u sigurua se edhe qeveria e Bashar Al Assad është e gatshme të bashkëpunojë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri