DAMASK - Ka arritur në 40, bilanci i të vdekurve nga shpërthimi i një autobombe në kryeqytetin sirian, Damask. Mes personave që kanë humbur jetën, janë edhe 7 fëmijë.
 
Shpërthimi ka ndodhur pranë një xhamie në Wadi Barada, një qytezë 40 km në veriperëndim të Damaskut.
 
Nga ky shpërthim, dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur dhe në gjendje të rëndë për jetën.
 
Ndërsa televizioni shtetëror sirian, ka deklaruar se është vrarë kreu i militantëve qaedist, të Frontit Jabath Al-Nusra, që është një nga frontet më të tmerrshëm anti Assad.
 
Ndërkohë, disa pjesëtarë të këtij grupi, kanë deklaruar se lideri i tyre Mohammed al Julani, nuk ka vdekur, ashtu siç ishte deklaruar nga televizioni sirian.
 
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)