Siri,dështon armëpushimi,Kombet
e Bashkuara ndërpresin ndihmat

Siri,dështon armëpushimi,Kombet<br />e Bashkuara ndërpresin ndihmat
Kombet e Bashkuara anulojnë dërgimin e ndihmave humanitare në Siri pak orë pasi një kamion i tyre u godit duke lënë të paktën 12 të vrarë. Bombardimet në Siri u rikthyen duke i dhënë fund armëpushimit të nisur një javë më parë.  

Pjesa orientale e Alepo është goditur  në zonat e mbajtura në kontroll nga rebelët anti Assad. Observatori sirian bën me dije se deri më tani kanë humbur jetën 40 persona. Kombet e Bashkuara akuzojnë Damaskun  për krime lufte duke hapur edhe një përballje mes Ëashingtonit dhe Moskës ku SHBA akuzon Rusinë se nuk arrin të kontrollje Sirinë.
 
"Regjimi i qetësisë" nuk është më në fuqi, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Sana. Edhe përfaqësues të kryengritësve thanë se armëpushimi i ndërmjetësuar në Gjeneve  nga SHBA dhe nga Rusia faktikisht dështoi.

Qendra Siriane e Vëzhgimit për të Drejtat e Njeriut bëri të ditur se ka pasur sërish sulme nga ajri në shumë rajone. Edhe luftimet mes ushtrisë dhe kryengritësve në lindje të Damaskut kanë vazhduar.Vetëm pak orë para deklaratës së ushtrisë, kryetari i shtetit, Bashar al-Assad dhe Rusia  leshuan kritika të ashpra kundër SHBA. Assadi e kritikoi sulmin ajror të koalicionit të drejtuar nga SHBA kundër trupave siriane si "agresion të hapur amerikan". 

 
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri