Siri, grupi xhihadist al-Nusra mohon
autorësinë e shpërthimeve në Damask

Siri, grupi xhihadist al-Nusra mohon <br />autorësinë e shpërthimeve në Damask
Grupi islam me identitet të panjohur në Siri ka hedhur poshtë pretendimet se ishin ata autorët që organizuan dy shpërthimet që ndodhën në kryeqytetin e Sirisë në Damask.
Ishte pikërisht grupi al-Nusra që fillimisht pranuan përgjegjësinë e sulmeve , ku humbën jetën 55 civilë në një video e cila është postuar në internet javën e kaluar.

Pavarësisht kësaj grupi xhihadist i cili dyshohet të ketë lidhje me Al-Kaedën dhe konsiderohet si grupi terrorist i regjimit të Presidentit Bashar al-Asad, e konsideroi videon joautentike, i mbushur me gabime dhe gjithashtu akuzuan se kjo video është fabrikuar nga autoritetet.

Në një reagim zyrtar shkruhej se, të gjitha informacionet rreth aktivitetit të tyre do të publikohen në forumet xhihadiste të lëvizjes, por videot janë fabrikuar dhe ndërtuar prej atyre që u intereson të fshihen pas emrit të tyre.

Al-Nusra ka pranuar më parë autorësinë e një seri sulmesh, midis të cilave dhe një shpërthim me bombë që ndodhi në muajin mars në Damask, ku humbën jetën 27 persona.

Megjithëse grupi xhihadist mohoi se ishin ato shkaktarët e këtyre sulmeve, një zëdhënës i qeverisë dënoi ashpër grupin islam duke theksuar se kjo është prova më e mirë që qeveria është duke luftuar ndaj organizatave terroriste të sponsorizuar nga perëndimi me qëllim për të destabilizuar vendin.

Ndërsa Ministria e Jashtme Ruse publikoi një deklaratë në të cilën fajësohej Al-Kaeda për sulmet e ndodhura në Damask.

Nga të dhënat e raporteve të Organizatës së kombeve të Bashkuara, rreth 10 mijë persona kanë humbur jetën që nga ndezja e konfliktit 14 muaj më parë, por të dhënat e grupeve aktiviste në diasporë flasin për një bilanc që mund të jetë dy herë më tragjik.

(fd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011