SIRI - I dërguari i OKBS-së për paqe në Siri ka komentuar masakrën e fundit në qytetin verior të Aleppo-s si një ngjarje e paprecedentë. “Konflikti në Siri ka arritur nivele të paprecedenta horrori”, ka deklaruar i dërguari i OKB-së për paqe në Këshillin e Sigurisë.

Përfaqësuesi i OKB-së dhe Ligës Arabe Lakhadar Brahimi tha se Siria po shkatërrohet “pak nga pak”, me pasoja të rënda për të gjithë rajonin.

Deklarat e tij ka ardhur pak orë pas një tjetër masakre të fundit në qytetin verior të Aleppo-s ku u gjetën të paktën 71 trupa pa jetë pranë një lumi në distriktin perëndimor Bustan al-Qasr. Këtë lajm e kanë bërë të ditur ktivistët e opozitës. Shumica prej viktimave kishin duart e lidhura pas shpine dhe ishin qëlluar me armë në kokë.

Brahimi është duke u përpjekur për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën, bazuar mbi një plan paqeje të aprovuar në konferencën ndërkombëtare të qershorit 2012.

Raportet e fundit nga OKB-ja bëjnë të ditur se gjatë konfliktit 22 mujor në Siri më shumë se 60 mijë njerëz kanë humbur jetën e tyre.

Redaksia Online
(Gre.M/lc/Shqiptarja.com)