SIRI - Rrëmbyesit sirianë kanë liruar gazetarin e pavarur amerikan Peter Theo Curtis, i rrëmbyer dy vite më parë nga grupi terrorist Al Nusra në Siri.
Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e vonë të së dielës nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry. Sipas Kerryt, është përdorur ‘çdo mjet diplomatik, inteligjence dhe mjet ushtarak’ në dispozicion për lirimin e gazetarit.
Administrata e Obamës tha se Curtis tanimë është i sigurt jashtë Sirisë, duke mos dhënë detaje shtesë në lidhje me rrethanat e rrëmbimit apo lirimit të tij.
Një burim i Katarit tha për Reuters se Curtis i ishte dorëzuar një përfaqësuesi të Kombeve të Bashkuara në Siri. Ndërsa Katari nuk dha detaje mbi atë çfarë kishte bërë për lirimin e pengut, duke thënë vetëm që ajo ishte ‘çështje e komunikimit me njerëzit e duhur në Siri.’
Lirimi i pengut ndodhi vetëm pak ditë pas ekzekutimit të gazetarit amerikan James Foley, ndërsa një tjetër gazetar vijon të mbahet peng.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com