Një raport të 3 ish-prokurorëve të krimeve të luftës ka treguar se ka prova të pakundërshtueshme që në Siri janë torturuar sistematikisht dhe të ekzekutuar rreth 11 mijë të burgosur që nga fillimi i kryengritjes nga regjimi i Presidentiti Bashar al Assad. Damasku i mohon akuzat.

Raporti është ndërtuar në bazë të mijëra fotografive të kufomave të torturuara dhe më pas të ekzekutuara nga qeveria siriane. Ekspertët kanë hetuar rreth mbi 11 mijë imazhe fotografike. Shumica e viktimave ishin meshkuj në  moshë të re, 20-40 vjeç. 

Hetimet përfshinë periudhën kohore nga fillimi i kryengritjes në vitin 2011 deri në gusht të vitit të kaluar. 

Hetuesit kanë ekzaminuar mijëra imazhe të të burgosurve të vdekur, që janë kontrabanduar jashtë Sirisë nga spiunë. 
 
Raporti është një lajm i keq, i cili vjen një ditë para nisjes së bisedimeve të paqes në Zvicër. Bisedimet janë parë si përpjekja më serioze diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit 3-vjeçar, nga i cili ka më shumë se 100 mijë të vdekur dhe mijëra të tjerë të larguar nga sheteti sirian. 

Redakisa online
(e.sh/shqiptarja.com)