/ATSH-AFP/ - Viti 2014 ishte më i përgjakshmi i konfliktit sirian me më shumë se 76 000 të vdekur, përfshirë mijëra fëmijë, sipas një bilanci të bërë sot publik nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

"Mes 17 790 civilëve të vrarë, përjashtuar ushtarakët, gjenden edhe 3 501 fëmijë", sipas OSDH-së.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut disponon një rrjet të gjerë burimesh civile, mjekësore dhe ushtarake në të gjithë vendin e përfshirë nga konflikti që në mars të vitit 2011.