/ATSH-AFP/ - Më shumë se 500 civilë janë vrarë si pasojë e rreth 2 000 sulmeve të kryera nga regjimi sirian që prej 20 tetorit, konfirmoi sot një OJQ siriane duke dënuar një krim lufte.

Regjimi i Bachar al-Assad duhe të bëjë pjesë në Librin e rekordeve Guinnes për kryerjen e 2 000 sulmeve ajrore kundër popullit të tij këto 40 ditët e fundit", nënvizoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

"Që prej shfaqjes së avionëve të parë luftarakë, asnjë regjim në histori nuk ka përdorur kaq avionë luftarakë kundër popullit të tij", theksoi drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane, OJQ-ja e të cilit mbështetet në një rrjet të gjërë militantësh dhe personeli mjekësor në vendet e shkatërruara nga lufta që prej muajit mars 2011.
Sipas organizatës, 527 civilë janë vrarë dhe rreth 2 000 janë plagosur nga këto sulme që parashikojnë 12 provinca siriane që prej 20 tetor.