SIRI-Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka dështuar të implementojë rezolutat për mbrojtjen dhe ndihmën e civilëve në Siri. Ky është raporti më i fundit nga një grup prej "21 agjensis", përfshirë dhe ‘Save the Children’ e ‘Oxfam’, të cilët thonë se Siria ka përjetuar “vitin më të keq” për civilët që prej nisjes së konfliktit në 2011-ën.

Analistë të tjerë nga grupet e bamirësve thonë gjithashtu se 83% e dritave të dukshme të Sirisë nga hapësira janë të shuara.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së deklaron se ndihma afatgjate mbetet një zgjidhje politike. Raporti i Dështimit në Siri sqaron gjithashtu se palët në konflikt kanë vepruar pa u ndëshkuar duke injoruar kërkesat e Këshillit të Sigurisë dhe civilët nuk janë mbrojtur duke mos e përmisuar gjendjen, por duke shkaktuar të kundërtën.

Agjensitë e ndihmës thonë se 5.6 milion fëmijë kanë nevojë për ndihma me një rritje prej 31% që prej vitit 2013-të. Sipas raportit, 2014-ta është viti me numrin më të madh të civilëve të vrarë, me të paktën 76 mijë sirianë të mbetur viktima. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)