/ATSH-DPA/ - Opozita e moderuar siriane rimori sot dy zona në veri të vendit në kufi me Turqinë që ishin nën kontrollin e Shtetit Islamik (ISIS), sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).
"Rimarrja e zonave Dalhah dhe Harjala në veri të provincës së Alepos u bë nëpërmjet luftimesh të ashpra mes rebelëve dhe Shtetit Islamik", tha OSDH-ja.
"Ky është një zhvillim i rëndësishëm sepse tregon se Shteti Islamik po humbet terren në zonat pranë kufirit turko-sirian", theksoi Rami Abdel Rahman, drejtori i OSDH-së