"Që prej fillimi të sulmeve, më 23 shtator, të paktën 1 171 persona janë vrarë nga sulmet arabe dhe ndërkombëtare në Siri, 1 119 prej të cilëve xhihadistë të Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nosra", njoftoi organizata.
Sipas informacioneve, sulmet kanë vrarë 1 046 anëtarë të Shtetit Islamik, në pjesën më të madhe jo sirianë, 72 nga Fronti al-Nosra, një të burgosur xhihadist dhe 52 civilë.
Akuzuar për krime kundër njerëzimit, Shtetit Islamik numëron dhjetëra mijëra luftëtarë dhe është përgjegjës për shkeljet, rrëmbimet dhe ekzekutimet në një pjesë të madhe të rajoneve nën kontrollin e tyre në Siri dhe në Irak./ATSH/