Fushata ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, deri më tani ka vrarë 1 mijë e 600 persona, kryesisht xhihadistë.
Vrasjet janë kryer në një periudhë kohore prej 5 muajsh kur edhe kanë nisur sulmet ajrore ndaj grupeve terroriste të Shtetit Islamik.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër ka njoftuar sot se gati të gjithë të vrarët janë militantë të IS-it apo të Frontit Al-Nusra.
Përveç vrasjeve të xhihadistëve, observatori ka dokumentuar edhe 62 vrasje të civilëve gjatë këtyre sulmeve.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com