ALEPPO- Rebelët sirianë dhe luftëtarë të xhihadit në Siri, morën kontrollin e një prej burgjeve më të mëdhenj në qytetin e Aleppo-s duke liruar mijëra të burgosur.

Ngjarja ndodhi në burgun Qëndror të Aleppos, një godinë 6 katëshe në të cilën gjendeshin rreth 3 mijë të burgosur.

Përplasjet mes forcave qeveritare dhe rebelëve nisën që në orët e para të së enjtes kur rebelët shpërthyen një autobombë para godinës së burgut.

Ndërkohë aeroplanë të forcave qeveritare bombarduan perimetrin e burgut si dhe qëlluan me tanqe në tentativë për të ndaluar mësymjen në burg.
 
Organizata Siriane për të Drejtat e Njerëzve bëri të ditur se dhjetëra persona mbetën të vdekur gjatë bombardimeve.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)