SIRI-Të paktën 45 civilë kanë humbur jetën dhe mbi 175 të tjerë janë plagosur në atë që Observatori Sirian për të Drejtet e Njeriut e cilësoi një masakër nga forcat e regjimit sirian në qytetin e Al Bab, në verilindje të Alepos.
Helikopter dhe aeroplanë të shumtë kanë hedhur bomba, predha dhe eksplozivë në zonat e banuara në qytetin e Al Bab dhe fqinjin e saj Qabaseen, në verilindje të Alepos. Këto janë disa pjesë të videove të marra nga rrjetet sociale ku shfaqen disa nga pasojat e sulmeve ajrore.
Media shtetërore siriane nuk ka raportuar për sulmin e sotëm në Al Bab, një qytet i rreth 100 mijë njerëzve që ka qenë disa herë objektiv i sulemeve të rënd atë qeverisë së Assad që kur nisi fushata e sulmeve ajrore kundër shtetit islamik.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se gjatë tri ditëve të fundit ka patur një rritje të sulmeve ajrore nga ushtria siriane në të gjitha zonat rebele.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com