BEJRUT, 15 nëntor /ATSH-AFP/ - Të premten filluan përplasje në qytetin e rrethuar të Doumas, pranë Damaskut, pas një sulmi të banorëve të uritur kundër stoqeve të ushqimit të kontrolluara nga grupet rebele islamike, njoftoi sot një OJQ.
Sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH), përplasjet filluan kur banorë të qytetit sirian u përpoqën të hyjnë në një depo të rebelëve të brigadës së Ushtrisë Islamike.
"Rojet hapën zjarr kundër banorëve ku disa u përgjigjën duke hapur zjarr gjithashtu", theksoi OJQ-ja.
Shumë të burgosur u plagosën në këto përplasje që filluan sot në disa pjesë të Doumas.
"Banorët kanë uri, ata janë të rrethuar dhe thonë se Ushtria e islamit i shpërndan ushqime dhe ilaçet vetëm tek luftëtarët e saj", theksoi drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane.
Bastion rebel në verilindje të kryqytetit, Douma është rrethuar nga forcat e regjimit që prej më shumë se një vit dhe banorët e saj vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve.
"Për më tepër, gjithnjë në duma, në një gjykatë rebele jo xhihadiste u dënua për herë të parë një njeri me prerje koke", sipas Abdel Rahmane.
"Njeriu që u ekzekutua të premten, u gjykua për blasfemi, se bënte pazare me regjimin, për trafik droge dhe për adulter, nga një gjykatë rebele", thekson OJQ-ja.
Grupet xhihadiste si Fronti Al Nosra, degëzimi sirian i Al Kaedas, dhe grupi Shteti Islamik (ISIS) përdorin shpesh prerjen e kokës në rajonet siriane që ato kontrollojnë./
/G.S/