BEIRUT, 14 shtator /ATSH-DPA/ - Të paktën 10 persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën sot kur dy makina bombë shpërthyen pranë një pozicionimi kurd në al Hassakeh, qyteti më i madh në verilindje të Sirisë, sipas burimesh në terren.
Gjashtë anëtarë të forcave kurde të sigurisë ishin mes personave të vrarë, sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut me qendër në Britani të Madhe.
Forcat qeveritare siriane humbën kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit të al Hassakeh për shkak të një ofensive të Shtetit Islamik (ISIS) gjatë mujave të verës.
Por nga ana tjetër xhihadistët pësuan humbje nga sulmet e forcave kurde që kishin edhe suportin e bombardimeve të koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja.
Njësia për Mbrojtjen e Popullit Kurd (YPG) kishin marrë një pjesë të gjerë të zonës veriore dhe verilindore të Sirisë që ishin nën kontrollin e ISIS-it, duke privuar grupimin ekstremist nga rrugët që lidhinin me Turqinë dhe ku kalonin burime kryesore të ardhurash./






