/ATSH-AFP/ - Rreth 40 persona humbën jetën dje gjatë sulmeve ajrore më të dhunshme të zhvilluara nga aviacioni rus dhe sirian kundër provincës së Deir Ezzor (lindje), e kontrolluar nga grupi Shteti Islamik (ISIS), sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).
"Të paktën 36 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë më shumë se 70 sulmesh ajrore të zhvilluar nga aviacioni rus dhe sirian kundër shumë zonash në Deir Ezzor", sipas të njëjtit burim.
"Këto janë bombardimet më të dhunshme në këtë rajoni që prej fillimit të revoltës në vitin 2011", theksoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së.