Siri, tensione mes Turqisë e SHBA
Washingtoni: Jo sulme, prioritet ISIS

Siri, tensione mes Turqisë e SHBA<br />Washingtoni: Jo sulme, prioritet ISIS
Rikthehen sërish në vëmendje, kurdo sirianët dhe tensionet mes SHBA dhe Turqisë. Ndërsa Siria ndodhet gjithnjë e më shumë mes pluhurit, përplasjeve dhe akuzave mes Ankarasë dhe BE për mbrojtjen e popullit kurdo sirian. 

Turqia nuk tërhiqet nga vendimi i saj por sërish paralajmëron se ofensiva e saj kundra YPG do të vijojë derisa kurdët të tërhiqen në lindje të Eufratit.

Prej kohësh Ankarja përpiqet të vendosë pushtetin e saj në veri të Sirisë. Por nuk është vetëm ky kërcënimi që vjen nga Turqia, pak ditë më parë forcat turke kanë sulmuar me avionë disa pozicione të Shtetit Islamik si dhe trupat kurdo siriane ku mbetën të vrarë të paktën 40 civilë.

E si shenjë hakmarrje forcat kurde sulmuan gabimisht aeroportin ''Diyarbakir'' pasi objektivi i tyre ishin ushtarët.

Në kushte të tilla SHBA vendosën të ndërhynë duke u dalë në mbrojtje forcave kurdo siriane.”Po monitorojmë të rejat e sulmeve dhe përplasjet mes forcave turke, grupeve opozitare dhe forcave demokratike siriane ku YPG zë një vend të rëndësishëm. Duam të sqarojmë se për ne është shqetësuese fakti se goditjet bëhen në zonat ku ISIS nuk është prezente. Deri më tani Washingtoni kishte mbështetur ultimatumin e Ankarasë që forcat e YPG të tërhiqeshin nga lumi Eufrat por mesa duket kjo përkrahje nuk vazhdon“.

“Nuk ishim të përfshirë në këtë çështje e nuk e mbështesim. I ftojmë palët të kemi si objektiv ISIS i cili është një kërcënim i përbashkët”
shkroi në twitter i dërguari i Obamës Brett McGurk. 

Tensionet mes turqve dhe kurdo sirianvë është në nivele të larta. Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu madje ka akuzuar YPG se dëshiron të bëjë spastrim etnik në zonat e kontrolluara prej tyre.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni