Siri, vritet gazetarja japoneze
viktima e katërt nga fillimi i konfliktit
Ministria e Jashtme japoneze ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen në Aleppo të gazetares Mika Yamamoto, 45 vjeç. Identifikimi është kryer nga një koleg që gjendej së bashku me të, Kazutaka Sato
DAMASK- Ministria e Jashtme japoneze ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen në Aleppo të gazetares Mika Yamamoto, 45 vjeç. Identifikimi është kryer nga një koleg që gjendej së bashku me të, Kazutaka Sato, i cili ka bërë të ditur se gazetarja është goditur gjatë një shkëmbimi zjarri mes rebelëve dhe ushtarëve sirianë.
Yamamoto është gazetarja e parë japoneze dhe e katërta në total që humb jetën në konfliktin në Siri. Ajo punonte për agjencinë e pavarur të shtypit “Japan Press” dhe ishte një veterane e gazetarisë së luftës, me eksperiencë në Afganistan dhe Irak, ku në vitin 2003 shpërtoi mrekullisht nga bombardimi i “Palestine Hotel” të Bagdadit nga një tank amerikan. Reportazhi që krijoi mbi atë eksperiencë e bëri të fitonte çmimin Vaugh-Ueeda, më i larti për gazetarët në Japoni.
Në një video të publikuar online, rebelët deklaruan se Yamamoto është vrarë në Aleppo nga ushtarët e presidentit Bashar Assad ndërsa uruan që vdekja e saj të bindë komunitetin ndërkombëtar të ndërhyjë. “Meqënëse gjaku sirian nuk i shtyn të veprojnë, shpresoj që t’i shtyjë gjaku i njerëzve të tyre”, tha komandanti i rebelëve.
Në të vërtetë, siç shpesh ndodh në momente kaosi, nuk është shumë e qartë se nga ka ardhur plumbi që i ka marrë jetën gazetares, ndonëse dyshimet më të mëdha bien mbi trupat e Assad.
Yamamoto është dërguar në spital nga vëzhguesit sirianë për të drejtat e njeriut, organizatë e opozitës në mërgim me seli në Britaninë e Madhe. Këta të fundit shtuan se bashkë me gazetaren japoneze ndodheshin edhe tre reporterë të huaj – dy arabë, nga të cilët një libaneze dhe një turk – që tashmë rezultojnë zhdukur.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
35.3%
-
Jo
60.1%
-
Deri diku
4.6%
Vota total: 283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çorbë me hithra të njoma nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:44
-
Berat, nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar, në kërkim 5 administratorë subjektesh
28 Nëntor, 11:42
-
Vrasja e Martinit, shoku i tij i plagosur me thikë në spital kërkon ndihmë për tu shëruar: Prindërit e mi janë të varfër! Hapet Gofoundme
28 Nëntor, 11:42
-
LIVE-Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve
28 Nëntor, 11:37
-
Europa League/ 36 skuadra sot në fushë, spikat Tottenham - Roma! Në Stamboll ndeshje delikate për sigurinë
28 Nëntor, 11:35
-
I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan
28 Nëntor, 11:33
-
112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së
28 Nëntor, 11:28
-
Dosja e Suel Çelës/ 'I kemi çu haber me Blerinën, ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes!' Biseda e Marjus Lulajt 5 muaj para dënimit të Astrit Sinanajt
28 Nëntor, 11:26
-
Shëndetlie tradicionale me arra, shije speciale nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:23
-
28 nëntori, Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit! Në Vlorë ceremonia u drejtua nga Imzot Asti
28 Nëntor, 11:23
-
Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar
28 Nëntor, 11:17
-
Komuna e Zveçanit për herë të parë me seancë solemne për 28 Nëntor
28 Nëntor, 11:02