Siri, vritet zëdhënësi i Shtetit Islamik
rekrutues i luftëtarëve të vetmuar 

Siri, vritet zëdhënësi i Shtetit Islamik<br />rekrutues i luftëtarëve të vetmuar 
Zëdhënësi i Shtetit Islamik Abu Muhammed Al Adnani është vrarë në Alepo. Lajmi u konfirmua nga Agjensia e Lajmeve të ISIS Amaq.

Ai konsiderohej si rekrutues i luftëtarëve të rinj, madje ai i kishte porositur luftëtarët që të sulmonin të pabesët në çdo vend e me çdo mjet madje edhe me thikë.

Al Adnani cilësohej si përgjegjësi kryesor i sulmeve terroriste dhe frymëzuesi i atentave në Europë.

Ai ishte një nga luftëtarët e fundit të njërës prej njësive të Kalifatit, i sulmuar së fundmi nga avionët amerikan.

Vrasja e Al Adnani konsiderohet një goditje e madhe për Shtetin Islamik, pasi pak ditë më parë u vra edhe një tjetër luftëtar kyç i njohur si Çeçeni.

Ende nuk është bërë e qartë se cili është autor i vrasjes së Adnan. Por pak minuta pas dhënies së lajmit Washingtoni deklaroi se gjatë sulmit objetivi ishte pikërisht Al Adnani i cili u godit gjatë një udhëtimi në Raka, kryeqyteti i Kalifatit.

Gjithsesi, deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ai është vrarë si pasojë e luftimeve nga trupat tokësore, apo nga sulmet ajrore.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave