NJU JORK - Inspektorët e OKB-së, janë duke projektuar një rikthim në Siri. Kreu i grupi të inspektimit, Ake Sellstrom, i cili vizitoi vendngjarjen, pas sulmit të datës 21 gusht në Periferi të Damaskut, u shpreh për CNN-in se vizita e dytë e tyre në Siri, mund të ndodhë, që javën e ardhshme.
Ky lajm, vjen pasi Rusia, i ka paraqitur OKB-së një raport, në të cilin flitet për një armët kimike, ku u kërkohet inspektorëve të rikthehen në Siri. Zëvendës ministri Sergey Ryabkov, për Russia Today, është shprehur se raporti i paraqitur nga inspektorët ditën e hënë, ka informacione të pamjaftueshme.
Ai u shpreh se Rusia disponon një koleksion të disa elementëve të provave të mbledhura në venmdngjarje më 21 gusht të këtij viti, ku sipas Shteteve të Bashkuar, kanë humbur jetën 1400 persona.
Sipas zëvendës ministrit Sergey Ryabkov, për Russia Today, tha se kjo analizë nuk ka mbaruar ende dhe këtu nuk po diskutohet për të akuzuar një parti apo një tjetër. Çështja shtrohet në një këndvështrim tjetër, në atë që inspektorët e OKB-së, duhet të rikthehen dhe ti kompletojnë siç duhet inspektimin e tyre.
Në fund, ai shtoi, se Rusia beson se edhe vende të tjerë, duhet të bashkohen për të çuar deri në fund këtë punë tepër të rëndësishme. Zëvendës ministri i jashtëm rus Serghiei Riabkov, është takuar me presidentin sirian, Bashar al Assad, në Damask. Ky takim bëhet i ditur nga ambasada ruse në kryeqytetin sirian.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com