1759337518_PresidentiBajramBegaj.jpeg

Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti vendimin e Sirisë dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në mundësimin e kësaj njohjeje me anë të një postimi në rrjetet sociale. 

“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”


Lajmi kryesor:

Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Popujt tanë kanë sakrifikuar për ta arritur lirinë