
Presidenti i PL-së Ilir Meta ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Siria.
Meta shkruan se Siria është një vend mik tradicional i kombit shqiptar dhe faktor me peshë në Lindjen e Mesme.
“E përshëndes dhe vlerësoj vendimin e drejtë historik dhe shumë të rëndësishëm të Republikës Arabe të Sirisë për njohjen e Kosovës.
Mirënjohje dhe falenderim të thellë Sirisë, vend mik tradicional i kombit shqiptar dhe faktor me peshë në Lindjen e Mesme, që po dëshmon përkushtim për të ecur në rrugën e duhur.
Urimet më të përzemërta vëllazërore popullit dhe institucioneve të Kosovës për këtë njohje të re!’ shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Popujt tanë kanë sakrifikuar për ta arritur lirinë










