Siria,orët e para të armëpushimit
qetësi në frontet luftarake

Siria,orët e para të armëpushimit<br />qetësi në frontet luftarake
Mesa duket armëpushimi në Siri i nisur mbrëmjen e së hënës po respektohet. Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se deri më tani nuk është shënuar asnjë civil i vrarë.

Edhe gjendja në qytetin verior Alepo duket e qetë. I njëjti burim shtoi se janë vënë re disa veprime sporadike por që deri më tani nuk cënojnë marrëveshjen.

Marrëveshja e armëpushimit e nënshkruar nga sekretari amerikan John Kerry dhe ministri Jashtëm rus Sergei Lavrov është parë si shansi i fundit për Sirinë.
 
Marrëveshja u mirëprit edhe nga qeveria e Assad e cila tha se do ta repektojë armëpushimin për shtatë ditë. Edhe grupet rebele ndonëse me rezerva e pranuan dakortësinë.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri