Siria është treguar e gatshme të marrë pjesë në bisedimet që do të mbahen në Moskë për t’i dhënë fund luftës së brendshme civile mbi 3-vjeçare.
 
“Siria do të marrë pjesë në konsultimet paraprake në mënyrë që të përmbushë aspiratat e sirianëve të gjejnë një rrugëdalje nga kriza”, u tha në televizionin shtetëror sirian, i cili citoi një burim të ministrisë e jashtme. Moska, një aleat i presidentit sirian Bashar al Assad ka shtyrë bisedimet që pësuan kolaps në Gjenevë në muajin shkurt.
 
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha këtë muaj se dëshironte që grupet siriane opozitare të binin dakord mes tyre në gjetjen e një rruge të përbashkët përpara se të nisnin bisedimet direkte me qeverinë e Damaskut.
 
Rusia ka mbështetur gjatë Assad, por ky i fundit është bërë një aleat i rëndësishëm për Moskën që nga protestat e vitit 2011 të quajtura Pranvera Arabe, e cila përmbysi disa autokratë në Lindjen e Mesme, disa prej të cilëve kishin lidhje të ngushta me Moskën.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)