SIRI - Raporti i inspektorëve të OKB-së për Sirinë,ka mbërritur mëngjesin e sotëm në tryezën e Këshillit të Sigurisë dhe do të lexohet pasdite nga Ban Ki Moon.
Nga të dhënat e para të këtij dokumenti dyshohet se përgjegjësia e përdorimit të armëve kimike, bie mbi regjimin e Assad-it.
Ndërkohë që në Damask, gjendja është e tensionuar, pasi mendohet se të dhënat që do të paraqesë raporti i Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, mund të provokojë sërish tension.
Damasku është i gatshëm të aplikojë direktivat që do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara, duke përgëzuar marrëveshjen mes SHBA-së dhe Rusisë.
Ndërsa pritet të zbatohet plani për kontrollin e armëve kimike, i shqyrtuar gjatë bisedimeve tre ditore mes sekretarit të Shtetit Amerikan Xhon Kerri dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, këto janë momente pritjeje për të dëgjuar rezultatet e raportit të inspektorëve të Këshillit të Sigurisë.
Redaksia online
(Elvana Bilalaj/ arsh/shqiptarja.com.
/Shqiptarja.com