SHBA- Shtete e bashkuara të Amerikës kanë refuzuar propozimin e kryeministrit rus Dimitry Medvedev që  dy vendet të ulen në një tryezë bisedimesh për çështjen e Sirisë. Zëdhënësi i shtëpisë së Bardhë Josh Earnest e ka cilësuar kërkesën e moskës për të bashkëpunuar me SHBA, në aspektin ushtarak në Siri, si një shenjë dëshpërimi.
 
Presidenti rus Vladimir Putin kishte propozuar një vizitë të  kryeministrit Medevdev në 13 tetor në Ushaington, e ndërsa kjo është refuzuar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë.
 
 “ Ne nuk jemi të interesuar të ulemi për këtë ccështje, për aq kohë Rusia nuk është e gatshme të ketë një arsyetim  konstruktiv në përpjekjen tonë të përbashkët kundër  Shteti Islamik. Rusia ka agjendën e saj’
 
Sipas josh Earnest, Putin po mbështet vetëm presidentin sirian Basher Al Assad e nuk po ndërmerr sulme kundër shtetit islamik. Nga ana tjetër zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka shprehur keqardhje  që SHBA  ka refuzuar fillimin e bisedimeve.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)