ANKARA- Turqia i është kundërpërgjigjur një mortaje sirine e cila goditi një fshat në provincën e Hatajit. Lajmi bëhet i ditur nga agjensia turke Anadolu, sipas së cilës trupat turke iu kundërpërgjigjën menjëherë këtij sulmi. Për momentin nuk është e qartë nëse sulmi ka ardhur nga forcat e qeverisë siriane apo nga rebelët.
Që prej ditës së, mërkurë kur një mortajë siriane vrau 5 civilë turq, ushtria turke ka vazhduar të hapë zjarr kundrejt territorit sirian, duke shënuar kështu herën e parë që Turqia sulmon vendin fqinj që nga nisja e konfliktit në Siri.
Më parë gjatë kësaj jave, parlamenti turk, me kërkesë të kryeministrit Erdogan, autorizoi ndërhyrjen e ushtrisë së vendit në kufijtë sirian, një aksion i cili do të qëndrojë në fuqi për një vit. Gjithsesi Erdogan theksoi se me këtë veprim vendi i tij nuk ka ndërmend të hapë luftë kundrejt Sirisë.
(ed.ka/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com