"Rreth 70,000 fëmijë janë shpërngulur për shkak të luftimeve në veri-lindje të Sirisë, të cilat janë bërë akute për këtë javë".
Kjo u raportua nga UNICEF, duke konfirmuar "se të paktën 4 fëmijë u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën, ndërsa shtatë fëmijë u vranë në Turqi". Për më tepër, "tre objekte dhe automjete mjekësore dhe një shkollë u sulmuan. Stacioni i ujit A'louk që furnizonte me ujë rreth 400,000 njerëz në Al-Hasakeh është jashtë shërbimit".
UNICEF shpreh "shqetësim" për "të paktën 170 mijë fëmijë që mund të kenë nevojë për ndihmë humanitare për shkak të dhunës së vazhdueshme në zonë.
Përkundër dhunës, UNICEF po punon me partnerët e saj për të garantuar ndihmë të menjëhershme humanitare, e cila përfshin: ndihmën e parë për familjet që vijnë në strehimore kolektive, shpërndarjen e 95,000 litra ujë dhe 12 tankera për të kompensuar mungesën e ujit në strehëzat në qytetin Al-Hasakeh, planifikimi i riparimit të stacionit A'louk.
"UNICEF vazhdon të mbështesë shpërndarjen e ujit të pijshëm dhe ofron shërbime shëndetësore dhe ushqimore në kampin Al-Hol, ku jetojnë rreth 64 mijë fëmijë dhe gra".
"Ndërsa dhuna vazhdon të përshkallëzohet, UNICEF po kërkon përsëri nga palët ndërluftuese dhe të gjithë ata që mund të ushtrojnë ndikim, për të mbrojtur fëmijët.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.6%
-
Të gabuar
24.7%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4218
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14
-
Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar
8 Janar, 15:24
-
Siri/ Rifillojnë fluturimet në aeroportin e Damaskut që pas marrjes së pushtetit nga rebelët
7 Janar, 07:28
-
Qeveria e përkohshme siriane do t’i rrisë 400% pagat në sektorin publik
6 Janar, 20:38
-
Qeveria e përkohshme siriane do t’i rrisë 400% pagat në sektorin publik
5 Janar, 18:50
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
Lufta në Gaza/ Bombardimet e Izraelit lënë 71 të vrarë në 24 orët e fundit, sulmohet edhe Alepo! Jemeni i përgjigjet me raketë
3 Janar, 09:06
-
I arratisur nga Siria në Moskë, tentohet të vritet Bashar al-Assad! Dyshohet se diktatori sirian u helmua, mjekët e shpëtuan
2 Janar, 12:30
-
Arben Ramkaj: Shqiptarët dhe Mercenarizmi në Siri
29 Dhjetor 2024, 21:05
-
Udhëheqësi de fakto i Sirisë: Do të duhen 4 vjet derisa të mbahen zgjedhje
29 Dhjetor 2024, 20:23
-
Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë
28 Dhjetor 2024, 20:51
-
Xhaxhai i Assad-it arratiset për në Dubai, familjarë të tjerë arrestohen në Liban
28 Dhjetor 2024, 14:00