Siria-Turqia, Zv.Presidenti amerikan Mike Pence në Ankara, takim kokë më kokë me Erdogan

Zv presidenti amerikan Mike Pence ka mbërritur në Ankara ku është takuar me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, në një momet kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Turqisë janë acaruar pas ofensivës ushtarake në Siri.

SHBA kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Turqisë ndërsa presidenti amerikan e ka kërcënuar homologun turk se mund ta shkatërrojë kur të dojë ekonominë turke.

Përpara nisjes për në Ankara, Mike Pence tha se të shkonte në Turqi për ti "dhënë fund gjakderdhjes dhe se gjatë telefonatës mes Trump dhe Erdogan, presidenti turk ka marrë një angazhim se qyteti strategjik i Kobane nuk do të sulmohet.

"Sanksionet që janë paralajmëruar do të vazhdojnë dhe do të përkeqësohen nëse Turqia nuk do të bëjë një armëpushim të menjëhershëm, të ndalojë dhunën dhe të pranojë të negociojë një marrëveshje afatgjatë për çështjen përgjatë kufirit midis Turqisë dhe Sirisë"- tha Zv Presidenti Mike Pence

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja